FRANCË- Personi i cili pasditen e kaluar arriti të ngjitë kullën Eiffel si dhe ta mbyllë përkohësisht atë është kapur pas 6 orësh nga autoritetet. Sipas mediave franceze personi ende i paidentifikuar është kapur pas tentativave të forcave zjarrfikëse, dhe pikërisht në orën 21:30 ai është shoqëruar për në Polici.
Ky person apo nëse mund të konsiderohet 'Spider Man', arriti të kalojë tre katet e kullës duke i shkuar deri në fund pas më shumë se 6 orësh ngjitje. I veshur me të zeza dhe pa mjete sigurie ai nuk iu bind për orë të tëra thirrjeve të Policisë apo këshillave të forcave zjarrfikëse.
Por ky person nuk terrorizoi vetëm autoritet të cilat bllokuan hyrjen në Eiffel, por dhe vizitorët në të, të cilët u evakuan me shpejtësi. Por pas më shumë se 24 orësh e bllokuar, kulla Eiffel në Paris do të jetë rihapet nga ora 9:30 e ditës së sotme për të gjithë vizitorët.