Një amerikan, që vandalizmi një xhami në Florida pasi ishte futur me dhunë brenda dhe kishte lënë një proshutë derri te dera e saj, është dënuar me 15 vite burg. Bëhet fjalë për 37-vjeçarin Michael Wolfe, i cili u shpall fajtor për keqtrajtim kriminal në një vend adhurimi.
/Shqiptarja.com
Në janar të 2016, ai u shfaq me kokë të rruar dhe kamuflazh duke thyer dritaret, kamerat dhe dritat në xhami. Mishi i derrit, duke përfshirë edhe proshutën, është i ndaluar për myslimanët, ndaj dhe veprimi i tij është cilësuar si nxitje urrejtje.
'Komuniteti mysliman i Floridës po vuan një numër të paparë të krimeve të urrejtjes. Xhamitë e shumëfishta dhe institucionet islamike janë shkatërruar, vandalizuar dhe madje iu është vënë dhe zjarri", tha zëdhënësi i Florida, CAIR Wilfredo Ruiz, në një deklaratë.
d.c./shqiptarja.com





