Avokati i Dijar Xhemës, i cili tre ditë më parë terrorizoi Vlorën në një dalje për mediat, nga Gjykata e Krimeve të Rënda aty ku u dha masa e sigurisë ndaj të riu, ka thënë se, klienti i tij nuk ka kryer veprime terroriste, por veprimin e ka kryer në një çast kur atij i janë shfaqur problemet mendore.
Sipas Saimir Vishës, nga Kosova është sjellë kartela mjekësore e të riut ku faktohet se ai ka qenë i shtruar për mjekim në spitalin psikiatrik të Prishtinës.
“Nuk kemi veprime terroriste, por vetëm prishje të rendit e qetësisë publike. Xhema nuk ka asnjë dosje nga Kosova, ka ardhur kartela mjekësore e tij, ku është faktuar se i riu është shtruar në spitalin psikiatrik të Prishtinës ku ka marrë shërbim shëndetësor” tha Visha.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com