Tesla do të prodhojë makinën më të shpejtë në botë

Tesla do të prodhojë makinën më të shpejtë në botë

Për të arritur shpejtësinë prej 100 km në orë, një supermakine si Porsche Spyder do t’i nevojiteshin 2,8 sekonda; Për një Lamborghini 2,7 sekonda; Për një Bugatti Veyron do nevojiteshin 2,4, e po aq do t’i duheshin edhe një makine të rrallë si Koenigsegg. Por këto nuk janë asgjë para 2,1 sekondave që Tesla pretendon se makina e saj e re do të arrijë. “Tesla Roadster” mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 400 km në orë, si edhe brenda 2,1 sekondave të arrijë shpejtësinë prej 100 km në orë, ashtu si asnjë makinë tjetër.

'E nëse këto të dhëna do të rezultojnë të suksesshme, pa më të voglin dyshim ajo do të konsiderohet si makina më e shpejtë në botë, por ky nuk është avantazhi i vetëm i saj. Si një prodhim i Teslas, synimi i së cilës është zhdukja e karburantit tradicional nga makinat, edhe ky model do të jetë me energji elektrike, e do të përshkruajë me një karikim 1000 km. E kush nuk do ta donte një makinë të tillë, kur çmimi i porosisë për versionin bazë të saj është 43.000 euro.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja