Testamenti i Micheal Jackson, Janet qëllon mbesën e saj

Testamenti i Micheal Jackson, Janet qëllon mbesën e saj
Kjo fotografi tregon sesi këngëtarja, Janet Jackson del jashtë kontrollit dhe gjuan mbesën e saj. Ky moment u kap nga një kamera e sigurisë, ku vëmë re se Janet është duke abuzuar fizikisht ndaj mbesës Paris, vajzës së vetme të së vëllait të saj, Micheal Jackson. Ky është momenti kulmor i një sherri midis fëmijëve dhe motrave të “Mbretit të Popit”, të cilët pretendojnë pjesën e tyre në pasurinë prej 500 milionë dollarësh që la 51-vjeçari pas vdekjes së tij. 14-vjeçarja Paris dhe dy vëllezërit e saj janë lënë nën kujdestarinë e gjyshes së tyre Katherinë, e cila prej pothuajse dy javësh është zhdukur dhe për fatin e saj nuk dihet më asgjë. Ndaj dhe Janet së bashku me vëllezërit e motrat e tjerë të Jackson, kanë ripërsëritur kërkesat e tyre ekonomike dhe në një debat të nxehtë me adoleshenten, ajo e qëlloi me shpullë kur Paris i kërkoi të largohej nga “shtëpia e saj”. Sipas TMZ këngëtarja Janet Jackson, së bashku me dy vëllezërit Jermaine dhe Randy mbërritën në shtëpi për të larguar tre fëmijët prej saj dhe situata u tensionua aq sa në banesë mbërriti policia. Janet duket sikur përpiqet t’i marrë nga dora 14-vjeçares Paris celularin, ndërsa lëshon fjalë fyese ndaj te mitures. Problemi midis fëmijëve dhe motrave e vëllezërve të Jackson ka lindur si rrjedhojë e testamentit të debatueshëm, që lë pasurinë me vlerë 500 milionë dollarë të gjithën për fëmijët dhe nuk u jep asgjë motrave e vëllezërve të tij.


Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij