Hetuesit kanë përcaktuar se një kafkë e zbuluar në vitin 1978 në murin e një shtëpie në Illinoi i përkiste një adoleshenteje nga Indiana e cila vdiq mbi 150 vjet më parë, thanë zyrtarët të enjten.
Sipas të dhënave nga zyra e mjekut ligjor të qarkut Kane, kafka u gjet ndërsa pronari i një shtëpie në qytetin Batavia po bënte rinovime. Në atë kohë policia hapi hetime por pa sukses dhe kafka u dërgua në një magazinë të një muzeu të qytetit Batavia.
Në mars të vitit 2021, mbikëqyrësit e muzeut e zbuluan kafkën gjatë një inventari dhe e dërguan atë në zyrën e mjekut ligjor të policisë.
Laboratorët Othram në Teksas, të cilat bashkëpunojnë me organet e rendit, ishin në gjendje të ndërtonin një profil të ADN-së së gjetur në kafkë që sugjeronte se i përkiste Esther Granger-it, një gruaje 17 vjeçare që vdiq gjatë lindjes së bebes në Merriville të Indianës në vitin 1866. Hetuesit e njëjtësuan profilin e ADN-së me stërnipin e zonjës Granger, Wayne Silvar, çka mundësoi konfirmimin e identitetit të saj.
Kafka u varros në Batavia në muajin gusht me shpenzimet e qytetit.
Është e paqartë se si kafka përfundoi në qytetin Batavia. Të dhënat tregojnë se ajo u varros në Lake County të Indianës. Mjeku i qarkut Kane, Rob Russell, spekuloi në një njoftim për shtyp se grabitësit e varreve mund ta kenë nxjerrë trupin e saj për t'ia shitur mjekëve që kërkonin të mësonin më shumë rreth anatomisë së njeriut./VOA
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
16.4%
-
Të gabuar
82.4%
-
Nuk e di
1.2%
Vota total: 165
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Monopoli i Google në shënjestrën e entit rregullator të SHBA
27 Tetor, 09:40
-
Ish-banorja e Big Brother Vip mbështet Edi Ramën në New York: Më paragjykuan që do të vija këtu
27 Tetor, 08:39
-
Takimi me shqiptarët e Amerikës, Rama: Mikpritje vëllazërore! U kërkon votën për zgjedhjet e 2025: Bëhuni garant që Shqipëria s'kthehet më pas
27 Tetor, 08:34
-
Takimi me shqiptarët në New York, Basha: Rama sot u kthye te ‘vendi i krimit’, aty ku korruptoi Charles McGonigal! Berisha: Duhet të pritet me protesta
26 Tetor, 22:17
-
SHBA pritet t'i shesë Tajvanit armatime të reja, përfshirë një sistem raketash që përdoret në Ukrainë
26 Tetor, 21:53
-
VIDEO/ Incident në takimin e Ramës me shqiptarët në Nju Jork! Siguria nxjerr jashtë me forcë 'mbështetësit e Berishës', donin të prishnin takimin
26 Tetor, 20:31
-
Spahiu: Rama i çoi mesazh Washingtonit, me Berishën kryeministër, dështuat me arrestime dhe reforma
26 Tetor, 20:28
-
'Goditjet i bëri Amerika?', Rama nga New York: Pse nuk e bëri me parë SHBA reformën në drejtësi?! Ishte vullneti ynë pa u bë (Fjalimi i plotë)
26 Tetor, 20:05
-
'Një patronazhist në mes të Nju Jorkut', shqiptari i kërkon Ramës: Na gëzo të gjithëve, qëndro kryeministër e në krye të PS-së sa të kesh frymë (VIDEO)
26 Tetor, 19:13
-
‘Do ta sjellim avionin këtu’, Rama nga New York: Në bisedime për linjë direkte SHBA-Shqipëri
26 Tetor, 19:03
-
SHBA: Rusia qëndron prapa videos së rreme lidhur me grisjen e fletëvotimeve në Pensilvani
26 Tetor, 14:50
-
Monopoli i Google në shënjestrën e entit rregullator të SHBA
26 Tetor, 13:03