Testi bërthamor i Penianit, SHBA
pranon:Ishte raketë ndërkontinentale

Testi bërthamor i Penianit, SHBA<br />pranon:Ishte raketë ndërkontinentale
Sërish shtohen tensionet në arenën ndërkombëtare dhe dy aktorët kryesorë sërish janë Koreja e Veriut dhe SHBA.

SHBA-të pranojnë se raketa që hodhi Korea e Veriut, në detin e Japonisë, mëngjesin e të martës, është një raketë balistike ndërkontinentale.

Dhe duket se edhe SHBA nuk e ndal aksionin e saj por nga baza ushtarake amerikane e vendosur në Korenë e Jugut janë lëshuar disa raketa  të cilat kanë rënë në zonën territoriale të Koresë së Jugut.

Por nga ana tjetër Peniani  nuk i trembet aspak masave të  tilla pasi është shprehur e nuk do të heq dorë nga testet bërthamore të cilat i përcaktoji si dhurata për SHBA.
 
Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson e quajti testin si një përshkallëzim të konfliktit dhe theksoi se Washingtoni nuk do të pranojë kurrë që Koreja e Veriut të ketë armë bërthamore.

Edhe sekretari i përgjithshëm i OKB Guterres u shpreh se lëshimi i raketës nga Koreja është një tjetër dhunim i rezolutës së Këshillit të Sigurisë.Ai kërkoi që diktatori të evitojë provokimet dhe të respektojë detyrimet ndërkombëtare.

Ai kërkoi që askush të mos ndihmojë nga ana ekonomike diktatorin Kim Jong un.
 
Madje sipas ekspertëve Koreja e veriut është në gjendje të lëshojë raketa të cilat mund të mbërrijnë deri në Alaskë.
 
Vetëm disa orë pas testit, SHBA-të kërkuan një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit, të Kombeve të Bashkuara, i cili do të mbajë sot një sesion me dyer të mbyllura, me pjesëmarrjen e 15 anëtarëve.
 
Pas testit të një dite më parë edhe BE po shqyrton vendosjen e sanksioneve të reja kundër Koresë së Veriut.

Madje edhe gjatë takimit të presidentit kinez Xi Jinping dhe shefit të Kremlinit Putin në qendër të vëmendjes ishte Peniani ku i i bënë thirrje Koresë së Veriut të vendosë moratorium për testet bërthamore dhe lëshimet e raketave balistike.

Dy homologët po ashtu kërkuan edhe SHBA-së të ndërpresë manovrat ushtarake për të ulur tensionet në Gadishullin Korean.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz