Testime për mësuesit në muajin nënto

/ ATSH/- Të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar si dhe ata që aspirojnë të zhvillojnë profesionin e tyre, për të cilin janë licensuar, do t'u nënshtohen testimeve.
Bëhet fjalë për 38 mijë mësues në sistem të cilët do t'u nënshtrohen një provimi për menaxhimin e klasës si dhe testimin në programin "Mësues për Shqipërinë", për ata që nuk janë pjesë e sistemit.
Në fillim të nëntorit, nisin regjistrimet ndërsa nga fundi i muajit pritet të zhvillohet provimi.
Të drejtat për t'u regjistruar në portal i kanë ata që nuk kanë punuar asnjëherë por edhe ata që kanë pasur një pozicion të caktuar dhe duan të ngjiten më lart në karrierë. Këtë testim e ka paralajmëruar edhe Kryeministri Edi Rama, në një aktivitet për tekstet shkollore.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit