Kandidatët infermierë që kanë aplikuar në portalin “Infermierë për Shqipërinë” mund të shohin kualifikimin ose jo të tyre.
Kështu njofton Ministria e shëndetësisë, teksa thekson se sot është afati i fundit i ankimimit për infermierët të cilët nuk janë kualifikuar për testim.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur listat e kandidatëve që kanë aplikuar nëpërmjet portalit “Infermier për Shqipërinë. Kanditatët që nuk janë kualifikuar, kanë kohë deri në fund të ditës së sotme për paraqitjen e ankimimit të tyre në portal ose pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Pas verifikimit të ankesave më datë 15 mars ministria e shëndetësisë do të shpallë në portalin “Infermier për Shqipërinë”, listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për testimin sipas profileve të kërkuara, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim. Shpallja e datave të testimit bëhet publike në Platformë dhe kandidatët njoftohen elektronikisht për datën dhe vendin e testimit. Lidhur me testimin, mësohet se do të ketë dy pjesë:
- Pyetje rreth bazës ligjore që rregullojnë kujdesin shëndetësor, çështjet që lidhen me etikën dhe komunikimin e infermierëve (20 pikë);
- Pyetje rreth kujdesit infermieror bazë dhe specialiteteve (50 pikë).
Pas testimit, pikët e grumbulluara për secilin aplikant shpallen në Platformë në rubrikën Shpallje dhe fituesit lajmërohen për të ndjekur procedurën për punësim sipas renditjes në listën e shpallur për cdo QARK.
Në bazë të renditjes së shpallur kush merr më shumë pikë do të ketë mundësinë e zgjedhjes për punësim në shërbimet e kujdesit parësor apo Spitalor.
Aktualisht janë në dispozicion 420 vende të lira pune për infermierë, fizioterapeutistë dhe teknikë imazherie.
a.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.9%
-
Jo
51.2%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 12903
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
VIDEO/ Genoa i falet Frendrup, mposht 1-0 Parmën
12 Janar, 15:42
-
GOLAT/ Genoa mposht Parmën dhe e lë në fund, Asllani asist te Interi! Në fushë Roma e Napoli
12 Janar, 15:40
-
Hungari, rriten çmimet e naftës pas sanksioneve amerikane ndaj Rusisë
12 Janar, 15:31
-
SPAK arreston Kreshnik Farrukun në Durrës, Akuzohet si organizatori i pritjes dhe magazinimit të drogës që tregtohej në Itali! Në 6 muaj trafikuan kokainë me vlerë 5 mln euro
12 Janar, 15:28
-
VIDEO/ Ndalini kritikat dhe shijoni mrekullinë e Kristjan Asllanit nga 50 metra, Interi kalon në avantazh
12 Janar, 15:26
-
Zgjedhjet parlamentare/ Basha: Diaspora ka qenë gjithmonë shtylla e ekonomisë së vendit, tani vendosni vetë për të ardhmen e Shqipërisë
12 Janar, 15:24
-
Proda takim në Akademinë e Sigurisë, marrin pjesë Prokuroria e BKH: Lufta ndaj të keqes nuk mund të bëhet vetëm. Bashkëpunim për të goditur krimin
12 Janar, 15:17
-
VIDEO/ Mes erës së fortë dhe dëborës, elektriçisti në Lezhë sfidon kushtet atmosferike për të rikthyer energjinë
12 Janar, 15:09
-
Pogradeci zbardhet nga dëbora! Në zonat e thella lëvizja e detyrueshme me goma dimërore e zinxhirë (VIDEO)
12 Janar, 15:03
-
Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik
12 Janar, 14:53
-
Qëlloi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari në Fier
12 Janar, 14:49