Testimi i mjekëve, Shehu: Për të
larguar nga puna qinda specialistë

Testimi i mjekëve, Shehu: Për të<br />larguar nga puna qinda specialistë
Partia Demokratike e ka cilësuar testimin për mjekët dhe infermirët si të jashtëligjshëm. Kreu i Departamentit të Shëndetësisë, Tritan Shehu tha se kjo iniciativë nuk është e bazuar në ligj dhe praktikën tonë e ndërkombëtare. Sipas tij kjo praktikë bëhet për të larguar nga puna qinda specialistë e për t’i zëvendësuar me të tjerë.

Deklarata e plotë e Tritan Shehu

Mbas Kryeministrit, Ministria e Shëndetësisë konfirmon fillimin e një procesi të tillë "testimi", denigrues dhe të jashtëligjshëm. Ata që nuk do ta “fitojnë” këtë “provim”, do të humbin vendin e punës. Kjo iniciativë nuk është e bazuar në ligj, praktikën tonë e ndërkombëtare.

"Testimet" e tilla tingëllojnë abuzive, jo profesionale dhe bien ndesh të drejtat e profesionistëve dhe të njeriut. Janë diskriminuese se tentojnë të largojnë qindra specialistë nga puna për t'i zëvendësuar me të tjerë.
Personeli ynë shëndetësor provohet në procesin e diplomimit, në provimin e shtetit, nëpërmjet edukimit të vazhdueshëm, apo konkurseve. Ne po e ndjekim me vëmendje këtë proces “sui generis”.

Jemi në pritje të publikimit të dokumenteve të domosdoshme zyrtare. Më tej do të veprojmë qoftë politikisht, qofte duke atakuar vendime të tilla në Kuvend e organet e drejtësisë.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)testi

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?