Testimi/ Zbardhen përgjigjet e sakta
të provimit të gjuhëve të huaja

Testimi/ Zbardhen përgjigjet e sakta<br />të provimit të gjuhëve të huaja
Më shumë se 40 mijë maturantë kanë dhënë të shtunën provimin e gjuhës së huaj. Testi ka qenë i nivelit mesatar. Sipas Ministrisë së Arsimit përgjigjet e provimit do të dalin brenda 10 ditësh. Menjëherë pas provimit maturantët janë shprehur se testi ka qenë i lehtë. “Provimi ishte mesatar, domethënë ishte i llogaritur për të gjithë maturantët në mbarë vendin, niveli ishte mesatar megjithëse kishte disa pyetje tipike provokues, siç ndodh në çdo provim për të testuar zgjuarësinë dhe shkathtësinë e nxënësve. Në përgjithësi nuk pati probleme", - u shprehën maturantët.

Provimet  tjera
Provimet e detyruara zgjasin 2 orë e 30 minuta secila, kurse provimet me zgjedhje zgjasin 4 orë. Maturantët që do të japin provim të Maturës Shtetërore njërën nga lëndët me zgjedhje, do të fillojnë provim në orën 10:00 dhe do ta përfundojnë atë në orën 12:00. “Testi për secilin nga provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 do të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 pikë secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi  vlerësohet maksimalisht me 50 pikë”, thuhet në rregulloren e maturës shtetërore. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje do të jenë me përgjigje alternative, dhe 10 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 30 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 40 pikë.

Pranimi
Universiteti i Tiranës ka vendosur dy kritere për pranimet. “50% të vlerësimit e ka nota mesatare e shkollës së mesme (mesatarja aritmetike e tri viteve, përfshirë edhe rezultatet e maturës shtetërore) dhe 50% të vlerësimit e ka mesatarja e gruplëndëve, në mënyrë specifike sipas drejtimeve që ka UT. Përllogaritja e pikëve finale për t’u pranuar në një nga programet e studimit në Universitetin e Mjekësisë ndahet mes mesatares së shkollës së mesme, asaj të provimeve të Maturës Shtetërore dhe pesë lëndëve formuese: Kimi, Biologji, Fizikë, Sociologji e Filozofi.


Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool