Testohen 200 kandidatë për punë
në OSHEE, Çela: Dhe elektriçistët

Testohen 200 kandidatë për punë<br />në OSHEE, Çela: Dhe elektriçistët
200 kandidatë për elektricistë do të testohen me shkrim në kuadër dhe të reformimit të OSHEE. Ky grup është përzgjedhur nga faza e selektimit të 1500 aplikimeve, zhvilluar në muajin janar 2015.

Kandidatët kanë aplikuar përmes sistemit online në faqen ëeb të shoqërisë si dhe i kanë dorëzuar me kërkesat pranë zyrës qëndrore. Testimi u zhvillua në ambjentet e Qendrës nr.4 të Formimit Profesional, pranë gjimnazit “Besnik Sykja” në Tiranë, ku i pranishëm për të parë nga afër procesin ishte edhe administratori Adrian Çela.

“OSHEE nuk është në aksion vetëm për të mbledhur arkëtimet dhe për të luftuar me abuzuesit, por edhe për të ndryshuar rrënjësisht sistemin e menaxhimit dhe mentalitetin e punës te burimet njerëzore. Kompania po mbyll strukturën e re, e cila pritet të miratohet në mars, dhe në këtë kuadër, duke patur parasysh edhe boshllëqet që kemi me stafin aktual, kemi nisur në janar 2015 shpalljen e aplikimeve online për të punuar në OSHEE. Kësaj thirrje ju përgjigjen 1500 vetë, ndërsa sot, pas selektimit, kemi futur në testim 200 kandidatë për elektricistë. Ky proces do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ku nuk përjashtohet edhe testimi i punonjësve aktual. Në mars hyn në fuqi Kodi i ri i Etikës, i cili kurrë më parë nuk sanksionon qartë procedurat dhe normat e sjelljes së punonjësit të OSHEE ndaj abonentit.Gjithashtu, të gjitha qendrat e Kujedsit ndaj Klientit, do të strukturohen nga para, etj”, tha ndër të tjera, administratori, Adrian Çela.

Duke iu përgjigjur interesit të medias, Çela deklaroi se, OSHEE ka marrë masat për të evituar radhët në sportele, duke hapur mbi 50 qendra në dy muaj, me orare pune deri në mbrëmje, përfshi edhe në fundjavë. Sipas administratorit, deri më tani janë lidhur 197 mijë aktëmarrëveshje mes abonentëve dhe OSHEE për pagesën e detyrimit me këste apo me uljen e kamatëvonesës me 80%, ku vetëm për muajin shkurt janë rreth 51 mijë aktëmarrëveshje.

“Po, jemi në dijeni që ka një fluks dhe prandaj theksova masat e marra me qendra të reja dhe orare të zgjatura. Afati nuk do të ndryshojë. Deri më 28 shkurt kanë mundësi të lidhin marrëveshje me OSHEE. Nuk do të ketë më një datë tjetër!”, u shpreh kreu i OSHEE.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Përdorën avion për të transportuar ilegalisht emigrantë në Essex nga Franca, dënohen me 5 vite e 2 muaj burg shqiptarët në Britani

Përdorën avion për të transportuar ilegalisht emigrantë në Essex nga Franca, dënohen me 5 vite e 2 muaj burg shqiptarët në Britani