Testohet sistemi i ndriçimit në 'Arenën Kombëtare', shikoni spektaklin e dritave (VIDEO)

Punimet në stadiumin Arena Kombëtare janë në fazën finale, ndërsa tashmë ka përfundunduar edhe vendosja e stolave por edhe e fushës së gjelbër. Së fundmi në imapntin që do të ketë një kapacitet prej 21 mijë e 777 vedesh është testuar edhe sistemi i ndriçimit, për të cilin sekretari i fedratës shqiptare të futbollit Ilir Shulku është shprehur:

“Stadiumi i ri kombëtar është investimi më i madh i federatës shqiptare të futbollit, që na bën të ndihemi krenar për nivelin që është arritur në këtë impiant. Siç e shikoni kemi arritur në fazën finale të punimeve dhe aktualisht po testohet sistemi i ndriçimit për të arritur në ndeshjen inauguese të 17 nëntorit kundër Francës. Vendosja e stolave ka përfunduar ashtu si edhe tapeti i fushës që është instaluar javën e kaluar. Po punohet me intensitet maksimal në ambientet e tribunës qendrore dhe gjëja më e rëndësishme për sot është që po testojmë sistemin e ndriçimit. Nga parametrat është në të njëjtin nivel me stadiumet ndërkombëtare si I Liverpoolit, manchesterit, Schalke-s, e të tjera. E veçanta e këtij sistemi është që mund të përdoret edhe për koncerte, evente të ndryshme, spektakle.”

 

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 24/09/2019 18:13

    Shyqyr që i shpetoj termetit thuj se kushedi ç do degjonim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025