Tetë persona, përfshirë edhe shtetas të Serbisë, janë arrestuar për shkak të dyshimit se në mënyrë të paligjshme i kanë transportuar shtetasit e Serbisë dhe të Kosovës në Kroaci, e më tutje në vendet e tjera të Bashkimit Europian, ka njoftuar policia kroate.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy pjesëtarë të policisë kufitarë të Kroacisë, në vendkalimin kufitar Bajakovo, ndërmjet Koracisë e Serbisë. 

Për pesë persona të tjerë është shpallur kërkimi, meqë ka dyshim se janë të përzier në këtë aktivitet, transmeton "REL".

Në njoftimin e policisë së Kroacisë theksohet se të dyshuarit i kishin marrë nga 3 400 euro për trafikimin e një personi, kështu që në mënyrë të paligjshme, i kishin fituar së paku 214 mijë euro.

Marrë nga "Kosova Press"

Redaksia Online
(e.s/shqiptra.com)