Tetë gola dhe 120 minuta lojë, 'ruleta ruse' eliminon Egnatian nga Conference League

Tetë gola dhe 120 minuta lojë, 'ruleta ruse' eliminon Egnatian nga Conference League

Skuadra e Egnatias

Dramë për Egnatian në "Elbasan Arena". Rrogozhinasit u eliminuan nga Conference League në një ndeshje "të çmendur" që zgjati 120 minuta, ofroi tetë gola dhe u vendos nga penalltitë në fundin e saj. Ararat Armenia ia doli në "Elbasan Arena" duke barazuar 4-4 në 120 minuta, teksa fitoi me penallti (2-4). Kështu Egnatia edhe pse kënaqi me lojë dhe raste, nuk mundi të shkojë në turin e dytë kualifikues të Conference League.

Përballja u hap me golin e Fernandos në minutën e katërt, ndërsa Eza barazoi në të 17 minutë për 1-1. Në të 36 minutë Redi Kasa kaloi Egnatian në avantazh, me pjesën e parë që u mbyll 2-1 për djemtë e Edlir Tetovës. Fraksioni i dytë nisi me golin e miqve nga Armenia, që barazuan me Castanheira. Pjesa e mbetur e lojës nuk prodhoi gola, teksa përballja shkoi në shtesë, nisur edhe nga barazimi 1-1 i ndeshjes së parë.

30 minutat e shtesës ishin spektakël më vete, teksa skuadrat shëuan edhe katër gola të tjerë. Dwamena në të 108 minutë shënoi për Egnatian, ndërsa Ararat përmbysi me Yenne dhe Bueno. Do duhej minuta e 120+4 që sërish Dwamena të barazonte ndeshjen që u mbyll 4-4.

Me rezultatin e përgjithshëm 5-5, përballja shkoi te penalltitë. Ishin miqtë më të saktë nga 11 metra, që fituan 2-4. Për Egnatian shënuan Dwamena dhe Aleksi, teksa gabuan nga pika e bardhë Zejnullai dhe Musta.

Kësisoj, edhe pse treguan cilësi në aventurën e parë evropiane, Egnatia është jashtë Conference League në pjesëmarrjen e parë historike.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”