Është dhjetor, por për klubin e Juventusit janë ditë shumë të nxëhta. Kjo pasi kompania e kriptomenedhave Tether, me CEO-n e saj Paolo Ardoino, nuk po dorëzohen për blerjen e 100% të aksioneve të klubit. Kjo edhe pse në fundjavë kompania Exor, që përfaqëson familjen Agnelli dhe që është në pronësi të John Elkan, refuzoi publikisht shitjen e aksioneve të klubit.
Sipas Tuttosport, kompania me seli në El Salvador që dominon tregun e kriptomonedhave, do të bëjë një ofertë të dytë Exor-it. Më herët John Elkan refuzoi ofertën e parë prej 1.1 miliardë eurosh, duke thënë se Juventusi është i lidhur historikisht me familjen e tij prej 4 brezash. Këtë vendim e mbështetën figuara të mëdha të klubit bardhezi si Gianluiggi Buffon, por edhe Mishel Platini. Megjithatë kjo nuk ndikoi për të shuar zërat e shitjes së mundshme, por po ndodh e kundërta.
Të hënën aksionet e Juventusit pësuan një rritje me 11.7%, duke treguar potencialin që fshihet në klub. Sipas mediave italiane Tether po përgatit ofertën e dytë që vështirë se do të jetë e refuzueshme, ndërsa vlera e klubit llogaritet nga 2.1 deri në 2.6 miliardë euro pa borxhe. Përfshirë edhe këta të fundit pritet që oferta e dytë e Tether të jetë rreth 1.8 deri në 2.3 miliardë euro.
Edhe tifozët po tërhiqen nga kompania e kriptomonedhave, pasi motoja e saj është ‘Make Juventus Great Again’, ose ndryshe ‘të bëjmë sërish të madh Juventusin’. Prej 2021 Tether është aksionere e Juventusit, ndërsa vitin e fundit e çoi në 11.53% të aksioneve. Exor zotëron 65.4% të aksioneve, ndërsa Tether është në mesin e kompanive më të vlefshme në botë. Në tetor sipas Bloomberg, kompania vlente 500 miliardë dollarë, ndërsa pronari i saj, mjeku italian 61-vjeçar Giancarlo Devasini renditet mes 5 më të pasurve në botë. Vlen të theksohet se për Juventusin mbetet i interesuar edhe princi i Kurorës së Arabisë Saudite Bin Salman, i cili po transferon yjet e mëdha të botës së futbollit në vendin e tij.
Komente







