Ambasada Gjermane në Tiranë, përmes një njoftimi për shtyp, bëri të ditur sot programin e aktiviteteve që do të zhvillohen në Tiranë në kuadër të "Tetorit Gjerman", event i cili ka hyrë këtë vit në raundin e tij të tetë.

Lançimi i aktivitetit do të prezantohet në konferencën për shtyp, që do të zhvillohet me këtë rast më datën 24 shtator, ora 11:00 , në Sallën e Konferencave të Ambasadës Gjermane.
Tetë vjet rresht "Javë Gjermane" në Shqipëri është një sukses i bukur dhe tashmë një traditë e vërtetë !

Ambasada Gjermane, bashkë me partnerë dhe mbështetës të shumtë ka punuar javë të tëra për të krijuar nje program të larmishëm.

Filma, teatër, muzikë klasike dhe pop, ekspozita dhe debate - programi i "Tetorit Gjerman" të sivjetshëm tregon larminë dhe gjithështrirjen e marrëdhënieve shqiptaro-gjermane. Mesazh i i këtij evnti synon të bashkojë njerëzit, të nxisë debate dhe të krijojë rrjete komunikimi.