Tetori rikthehen shirat, ulen temperaturat

Muaji tetor ka nisur me temperatura të larta, por do të ndryshojë gjatë ditëve në vijim. Meteorologia Adiola Bani, tha për Report Tv se në mbrëmje pritet të rinisin reshjet e shiut që gradualishtë do të përfshijnë të gjithë territorin e do të sjellin dhe përmbytje lokale.

“Afër mesnatës do kemi herë pas here edhe rebeshje shiu. Gradualishtë vransirat e dendura do të përfshijnë të gjithë territorin duke bërë që pjesa veriore dhe qendrore e territorit të përfshihen nga rebeshje shiu, herë pas here jo vetëm mesatare, por herë pas here do te jene intensive në zona të caktuara, duke bërë që të kemi në këto zona edhe përmbytje lokale, kryesish paraditja e ditës së nesërme në zonat veriore dhe në zonat qendrore të territorit”-u shpreh meteorologia

Shirat që do na shoqërojnë deri të premten, do të sjellin dhe  ulje të temperaturave, ku vlerat maksimale do të arrijnë deri në 25 gradë Celsius.

Dita e neserme duke qenë se do të kemi që gjatë natës vransira dhe reshje shiu do të sjelli rënie të temperaturave. Më e ndjeshme gjatë orëve të mesditës ku do të zbresin me të paktën pesë gradë vlerat e mesditës, duke bërë që vlerat minimale dhe maksimale të luhaten nga 7 gradë Celsius mëngjesi deri në 24-25 gradë celsius dita  e nesërme. Rënia do të vijojë edhe ditën e premte dhe ditën e shtunë. Parashikohet që këto ditë të kemi temperatura jo më shumë se 23-24 gradë, dhe e diela do të sjelli një rritje të lehtë por që parashikohet që edhe fundjava të vijojë të mbetet e freskët”-tha Adiola Bani

Ashtu siç shprehet dhe meteorologia, kjo është një situatë normale për stinën në të cilën ndodhemi, ndaj dhe muaji tetor në pjesën e dytë të tij do të ketë më tepër reshje shiu.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen