Me rastin e muajit tetor, muajit sensibilizues të kancerit të gjirit Qendra Spitalore e Elbasanit zhvilloi një aktivitet sensibilizues në qendër të qytetit, duke ftuar gratë diagnostikohen në mënyrë periodike dhe ti kushtojnë rëndësi shëndetit.
Shifrat e të prekurve me kancer gjiri edhe në Elbasan janë në rritje, ndërsa mjekët flasin me shqetësim për shfaqen e sëmundjes në moshë të re.
Mjekja Onkologe Luljeta Vathi për Report Tv, u ndal te shkaqet që ndikojnë në prekjen e grave nga kanceri i gjirit, ku veç jetës sedentare ndikon edhe rritja e moshës së bërjes nënë.
“Jemi mbledhur sot për tetorin rozë që është muaji i ndërgjegjësimit për shëndetin e gjirit dhe duhen kontrolle më të shpeshta dhe për të shkuar sa më shpejt tek mjeku i familjes dhe më pas tek specialisti nëse shohim shenja që sna pëlqejnë. Duhet bërë mamografia. Po shtohen rastet e kapjes së sëmundjes në fazat e para. Jeta sedentare, konsumimi i ushqimeve me yndyrë dhe i pijeve alkolike është një risk dhe pjesa e lindjes për herë të parë mbi 30 ose 35 vjeç”, tha Luljeta Vathi.
Në rastin më të keq kur një grua përballet me një masë tumorale në trupin e saj është shumë e rëndësishme mbështetja morale, por dhe ana psikologjike. Psikologia Jonida Mustafaraj foli për rëndësinë e shëndetit mendor në këtë stad.
"Momenti i parë kur diagnostikohesh me këtë sëmundje është momenti më i vështirë. Psikologu është pjesë e grupit që jep informacionin psikologjik për të përballuar këtë sëmundje, që lidhet me mjekimin e vazhdueshëm, me mbajtjen e aktivitetit fizik dhe psikologjik”, tha Jonida Mustafaraj.
Pavarësisht motit jo të përshtatshëm me shi, gratë përcollën mesazhet e tyre në stendën e ngritur në qendër të qytetit, krah së cilës ishte vendosur edhe mamografia e lëvizshme për t'iu bashkuar thirrjes së diagnostikimit të hershëm.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.2%
-
Jo
26%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 250
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në kërkim për trafik droge dhe moskallëzim të krimit, 3 të arrestuar në Elbasan (VIDEO)
29 Mars, 14:38
-
Dashnor Sula ironizon PD-në: Gruaja më e votuar në primaret e Elbasanit u fut në listë të mbyllur, kurse kandidati 'SPAKIST' s’u llogarit fare
29 Mars, 14:05
-
'Nuk jam rrugaç t’i bie derës me shkelm për Saliun', qytetari-Ramës: Po ta bëja, do isha si Talo Çela që e kam komshi
29 Mars, 00:01
-
Rama batuta me shtabin në Elbasan: Sa foli gjeli, bufi ia shkuli puplat! PD as 5 deputetë pa Dashin! Luli mundohet, por s’bëhet! Berisha e di që do humbasë, do thotë 'e vodhi Sorosi' (VIDEO)
28 Mars, 17:33
-
Rama nga Elbasani: Koha për t'i kaluar stafetën gjeneratës së re! I mençur është bufi i kënetës, jo ai i Tiranës! Kullufiti Dash Sulën, 'gjeli i detit' mbeti rrugëve
28 Mars, 15:20
-
Më inovatori, prezantohet projekti i Automotopark në Elbasan! Rama: Brenda 2030 presim Formula 1! I hapur 365 ditë të vitit
28 Mars, 13:21
-
Rama nga Elbasani: Premtime elektorale bëjnë ata që e dinë se do t’i humbin zgjedhjet, ne i kemi të garantuara
28 Mars, 12:25
-
Transformimi i Parkut Metalurgjik, Rama: Ta kthejmë në një destinacion! Pika që do të bashkojë Tiranën me Elbasanin! Bashkë me Auto Moto Parkun, frymëmarrje e re për qytetin
28 Mars, 12:07
-
Aksident në Elbasan/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave
25 Mars, 09:22
-
Elbasan/ Lejuan aktivitetin pa licencë të familjarit, nën akuzë 2 policët babë dhe bir! Në pranga 25-vjeçari që drejtonte lokalin, viheshin dhe baste sportive
22 Mars, 16:05
-
Vidhnin banesa në Peqin, arrestohet dy hajdutët ‘serial’! Nën hetim edhe dy të tjerë që i ndihmuan (EMRAT)
22 Mars, 14:28
-
Elbasan/ Dhëndri i Qazim Sejdinit tenton të shtypë me makinë efektivin, vihet në pranga! 50-vjeçari drejtor kabineti në Këshillin Bashkiak
21 Mars, 10:01