Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, zhvilloi një takim me ekipin e mjekëve në Kavajë, ku diskutoi riorganizimin e shërbimeve shëndetësore me synimin për t'iu përgjigjur më mirë nevojave të qytetarëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Spahiu theksoi se në kuadër të Tetorit Rozë do t'i kushtohet më shumë vëmendje parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm, duke bërë të ditur se depistimi për kancerin e gjirit do të shtrihet përgjatë gjithë vitit. Ajo shtoi gjithashtu se po punohet për riorganizimin e shërbimeve dhe kapaciteteve, për një kujdes më të koordinuar, më efikas dhe më pranë çdo qytetari.










Komente
Komento