Tetovë, Policia tenton të
arrestojë historianin Arben Llalla

Tetovë, Policia tenton të <br />arrestojë historianin Arben Llalla
TETOVE – Policia maqedonase ka tentuar mbrëmjen e djeshme të arrestojë gazetarin dhe historianin Arben Lalla. Ngjarja ka ndodhur në banesen ku ai jeton kur grupe të rinjsh maqedonas, rreth moshës 20-vjeçare, kanë fyer rëndë Llallën nga jashtë shtëpisë së tij duke e kërcënuar që të largohet nga Tetova dhe të shkojë në Shqipëri.
 
Në fillim ato kanë dëmtuar makinën e historianit duke shkruar mbi të maqedonisht. Sipas Llallës, personat në fjalë ka disa netë më rradhë që qarkullojnë rreth banesës së tij duke ngacmuar me fjalë mirëpo kulmi ka arritur të enjten mbrëma kur Arben Llalla bashkë me të birin 7-vjeçar ka qenë duke u kthyer me makinë. Përballë ofendimeve të të rinjve maqedonas, djali i tij 7-vjeçar është friksuar dhe ka filluar të qajë.

Në ato momente aty pranë ka kaluar një i ri shqiptar që ka sulmuar disa prej maqedonasve. Më pas në vendngjarje janë shfaqur dy inspektorë policie jo të veshur me uniformë të cilët kanë arrestuar Llallën dhe të riun shqiptar.

Në minutat në vazhdim aty kanë mbërritur rreth 20 policë, disa shqiptarë e disa maqedonas, të cilët janë përfshirë në një diskutim mbi arrestimin e Llallës. Përfundimisht, ky i fundit nuk është arrestuar por i riu shqiptar që ndërhyu për ta ndihmuar është dërguar në stacionin policor.

Mësohet se historiani Arben Llalla menjëhërë ka njoftuar për incidentin Ambasadën e Shqipërisë (shtetas i të cilës është) dhe kërkoi ndihmë si dhe apeloi për lirimin e shqiptarit të ndaluar.

Arben Llalla ështe gazetar dhe historian i njohur, njëkohësisht aktivist i madh i çështjes kombëtare shqiptare.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut