Sapo ka hyrë në shtëpinë e saj te re, por për fat të keq ia vjedhin. Ngjarja e trishtuar i ka ndodhur këngëtares Teuta Kurti, e cila vjen të paktën një herë në javë në Tiranë për të kënduar në spektaklin “E diell”.
Sapo ka hyrë në shtëpinë e saj te re, por për fat të keq ia vjedhin. Ngjarja e trishtuar i ka ndodhur këngëtares Teuta Kurti, e cila vjen të paktën një herë në javë në Tiranë për të kënduar në spektaklin “E diell”. Në një nga këto udhëtime, kur Teuta është larguar nga shtëpia e saj për të ardhur në Tirane, hajdutët kanë shfrytëzuar rastin dhe kanë hyrë me forcë në banesën e saj duke i vjedhur çfarë kanë gjetur para. Hajdutët kanë ruajtur momentin kur ajo bashkë me bashkëshortin nuk kanë qenë në shtëpi, duke i vjedhur shumë sende me vlerë, krahas paisjeve elektronike.