Teuta ka shkarkuar nga detyra trajnerin Hasan Lika për shkak të rezultateve negative. Humbja e fundit përballë ekipit të Lacit me rezultatin 3-0 ka vendosur gjithçka për fatin e trajnerit Lika, i cili nuk arriti që të shpëtonte Teutën nga renditja në zonën e ftohtë të renditjes së kampionatit.

Shkarkimi i Likës është pasur me emërimin e trajnerit të ri të Teutës, i cili do të jetë Gentian Begaj, i cili ka drejtuar edhe më parë skuadrën. Pas 13 javësh kampionat, Teuta renditet në vendin e 7 me 13 pikë të grumbulluara.



d.b/shqiptarja.com