Texsas,sulm me armë në kishë
26 viktima dhe 27 të plagosur

Texsas,sulm me armë në kishë<br />26 viktima dhe 27 të plagosur<br /><br>
Të paktën 26 persona kanë mbetur të vdekur e mbi 27 të tjerë janë plagosur, sipas mediave lokale, pasi një person i armatosur hapi zjarr në një kishë në Texsas, Shtetet e Bashkuara, gjatë meshës së të dielës.  Sulmi ndodhi në Kishën "First Baptist" në Sutherland Springs në Wilson County.

Mediat lokale njoftojnë se personi i armatosur hyri në kishë rreth orës 11:30 sipas kohës lokale, dhe filloi të qëllonte. Sipas policisë sulmuesi është vrarë gjatë të shtënave nga policia. 

"Ka njerëz të shumtë që kanë vdekur dhe që janë plagosur" tha komisari i policisë lokale Albert Gamez. Ndër të plagosurit është gjithashtu edhe një fëmijë dy vjeç. Sipas një dëshmitari, më shumë se 20 të shtëna u dëgjuan në kishë.

Raportohet se në zonë kanë shkuar helikopterë për të transportuar të plagosurit, ndërsa ka mbërritur edhe FBI.

Pas ngjarjes ka reaguar edhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Nëpërmjet një postimi në Twitter Trump shkruan se në po monitoron situatën nga Japonia dhe vendngjarje kanë shkuar FBI e law, ndërsa lutet për banorët e Sutherland Springs ku ndodhi sulmi.

Nuk dihet ende nëse autori i sulmit i përkiste një grupi radikal apo bëhet fjalë për një veprim individual. Ndërsa vetëm pak ditë më parë në Manhattan një person vrau të paktën 8 persona dhe plagosi 11 të tjerë.

[gallery]24554[/gallery]
  

           (Njerëz duke qarë e duke u lutur për të afërmit e tyre)

        (Pamje nga kisha ku ndodhi sulmi)


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online