Tezja dhe nipi i saj në gjykatë, përballen se e kujt ishte lopa që e shiti 70 vjeçarja në 2017-ën

Tezja dhe nipi i saj në gjykatë, përballen se e kujt ishte lopa që e shiti 70 vjeçarja në 2017-ën

Foto ilustruese

E mbetur e vetme, 70-vjeçarja Nafije Guta thotë se është në hall më nipin e saj, pasi sipas saj ai i ka bërë një mal me padrejtësi.

Ajo mbeti e vetme në shtëpinë e cila iu dha si bamirësi nga një shoqatë humanitare në fshatin Dobrusht të Prizrenit, pasi bashkëshorti i saj vdiq vite më parë. Problemet nisen kur djali motrës së saj, Selman Gutaj, i cili është njëkohësisht edhe djali i kunatit të saj, i bëri padi në Gjykatën Themelore të Prizrenit, pasi kjo shiti lopën e saj.

Por Nafija tha se e shiti atë pasi ajo ishte pronë e saj, e të cilën e fitoi pasi ndau pasurinë me kunatin, që është babai i Semanit, për çka e moshuara thotë se e ka dëshmitar edhe çobanin.

70-vjeçarja këtë lopë e shiti tek një mishtore në Prizren, e menjëherë pasi bëri marrëveshjen në 2017 nipi e akuzoi atë që e shiti lopën duke e shfrytëzuar rastin sa ky i fundit ishte në një dasmë. Por e bija e Nafijes, Baftije Dakaj mendon se konflikti mes nipit e tezës ka një prapavijë tjetër nga ajo e lopës.

I kontaktuar nga Kiksi, Selmani ka refuzuar të flasë para kamerave, por ka insistuar në atë që lopa që u shit nga tezja Nafije ishte e tij. Historia ngatërrohet edhe më shumë për faktin se Selmani dhe Nafija jetojnë në të njëjtin kulm, dhe që të dytë insistojnë në të njëjtën hise.

E ky fakt e shtyn Nafijen ta akuzojë nipin saj edhe për vjedhje të rrymës elektrike, pasi të dy shfrytëzojnë të njëjtën orë elektrike. E bija e saj thotë se bashkë me motrat e saj u detyruan t’i paguajnë borxhin e rrymës së pashpenzuar nga e ëma, për çka pretendon se ka dëshmi.

Por nipi i Nafijes, Selmani thotë se nuk shpenzoi asnjë kilovat rrymë. Ai pretendon se nuk jeton në këtë shtëpi. Pas këtij konflikti, Nafija ka ndarë orën e rrymës, dhe sipas avokatit të saj pas ndarjes së njësive matëse të rrymës, asaj i vjen shumëfish më pak fatura mujore.

E përveç këtyre problemeve, 70-vjeçarja Nafije Gutaj disa herë është sulmuar nga bashkëshortja e nipit të saj, për çka ka qenë e njoftuar edhe Policia e Kosovës, deri sa Gjykata kishte shqiptuar edhe një urdhër mbrojtjeje.

Pikërisht ky urdhër dëshmon se Selmani jetonte në shtëpinë e përbashkët me Nafijen dhe kishte shfrytëzuar edhe energjinë elektrike. Selmani pavarësisht të gjithave ka pranuar se tani është kthyer në shtëpinë e përbashkët me tezen pasi ajo është e ndërtuar në tokën e tij. Klan Kosova

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja