Tezja e Gjergj Lekës 'qetëson 
gjakrat' me Lindita Theodhorin

Tezja e Gjergj Lekës 'qetëson <br />gjakrat' me Lindita Theodhorin
Deklarata bombastike e kompozitorit dhe këngëtarit Gjergj Leka, ku baltoste imazhin e kolegeve të tij shumë të respektuara nga populli shqiptar, shkaktoi një 'furtunë' reagimesh në shtyp e në rrjete sociale. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë menduar si të pavend rrëfimin e tij 'të sinqertë' përfshirë këtu edhe shumë personazhe publikë.

Së fundmi ka qenë tezja e Lekës, Zhuliana Jorganxhi, ajo që ka vendosur të 'qetësojë gjakrat' mes dy familjeve duke i shkruar një letër bashkëshortit të Lindita Theodhorit. Siç do ta kuptoni edhe në tekstin e letrës së dërguar me e-mail, publikuar nga gazeta Dita, Zhuliana ndihet thellësisht e fyer për gjithë çfarë ka ndodhur dhe kërkon ndjesë në emër të saj dhe të mamasë së kompozitorit.

Nga sa mund të kuptohet dy familjet kanë qenë shumë të afërta, janë rritur pranë njëra tjetrës dhe një situatë e tillë është e patolerueshme. Zonja Jorganxhi i ka qëndruar fjalëve që ka thënë nipi i saj dhe ka fajësuar gazetën që e publikoi rrëfimin, ndërsa u tregua optimiste se proçesi gjyqësor i hapur nga kompozitori do t'i zgjidhë të gjitha keqkuptimet.

Zhuliana Jorganxhi është po ashtu një kompozitore shumë e njohur dhe numëron rreth 2,000 tekste poetike në festivalet e këngës në Shqipëri. 

Zhuliana Jorganxhi për Maqon:

“I nderuar dhe i respektuar zoti Maqo! Megjithëse do të më duhej shumë guxim sot që t’ju thërrisja si dikur, miku im Maqo! Në radhë të parë ju falënderoj që pranuat miqësinë time në fb. Ju uroj me gjithë shpirt shëndet të plotë familjarisht, dhe mbarësi në familjen tuaj të mrekullueshme! Sot, si asnjëherë tjetër në jetën time po e ndjej vehten shumë ngushtë dhe keq që t’ju shkruaj ato që mendoj me zemër dhe shpirt si Zhuliana, për Linditën, e cila është rritur në sytë e mi dhe të motrës sime Rozmarisë si një filiz i njomë, i rrallë i artit shqiptar dhe sot i ngjan një selvie të bukur të lartë me krye deri në qiell, që vetëm bleron në çdo stinë të jetës. Miqësia jonë ka zënë fill me këngën dhe aty në kemi venë shpirtrat tanë, ajo me zërin e saj të mrekullueshëm dhe unë me vargjet e mia, që Lindita dhe gjithë këngëtarët që nga e madhërishmja Vaçe dhe të tjerat i kanë përcjellë në zemrat e njerëzve për vite e vite me radhë dhe jehona e tyre nuk do të shuhet kurrë, se ka hyrë në zemrat e çdo shqiptari kudo që të jetë ai. Unë, megjithë fuqinë e shpirtit, aq sa më ka mbetur sot në këtë moshë kur po afroj të 70­tat dhe motra të 80­tat, ngrihemi dhe i kërkojmë të falur si familje bashkëshortes Suaj, mikes sime të shtrenjtë Lindita për gjithçka ka ndodhur këto ditë. Jemi tmerrësisht të tronditur si familje, sepse gjithë jetën kemi parë punën tonë dhe nuk kemi përgojosur njeri, kur ja në faqet e një gazetë nxijnë fjalë të padëgjuara të rënduara nga balta e banalitetit dhe këto fjalë duket sikur i ka thënë djali dhe nipi ynë Gjergj Leka. Unë dhe Rozmaria jemi dy të moshuara që vitet na kanë lodhur dhe veçanërisht nga ikja nga kjo botë e bashkëshortit të saj Prof. Kostandin Lekës para dy vjetësh, dhe nuk mund të durojmë këtë tmerr që na ndodhi! Nëse një gazetë mbolli erë thashethemesh, kjo erë u bë furtunë dhe ra mbi ne si familje. Ne jemi në Trieste të Italisë prej 23 vjetësh dhe Gjergji është në Tiranë, por ju thashë, rrufeja ra mbi ne si familje. Nuk mund ta besojmë që djali dhe nipi ynë të ketë folur aq rëndë, me një fjalor, që veshët dhe goja jonë si familje nuk e pranon asnjë çast. Ai tani po e kërkon gjithçka në rrugë ligjore dhe do që të dalë e drejta, kurse ne si familje vijmë përulësisht para jush dhe ju kërkojmë falje për gjithçka ka ndodhur. Mbetemi me shpresë se kjo FALJE do të vijë nga ju, si njerëz të drejtë dhe si të krishterë të vërtetë. Edhe njëherë ju urojmë shëndet të plotë dhe mbarësi në familjen tuaj! Me respektin dhe nderimin me të madh për ju, të gjithë, Rozmaria, Zhuliana dhe gjithë familja LEKA.” 
jorganxhi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë