Kuvendi i Kosovës ka mbajtur ditën e sotme seancën solemne për betimin e presidentit të ri të votuar në 26 shkurt Hashim Thaçi. Thaçi u betua se do të angazhohet me gjithë fuqinë e tij për ruajtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
Presidenti gjithashtu u betua se do të sigurojë liritë dhe të drejtat njerëzore e qytetare, respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe ligjeve, ruajtjen e paqes dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Sot është një moment i veçantë në jetën tim. Karriera ime tregon zhvillimet në të cilat ka kaluar Kosova në tri dekadat e fundit. Jam i nderuar që jam pjesë e udhëheqjes për të gjitha vendimmarrjet për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës. Kosovën bashkërisht e kemi zhvilluar.
Tani do të jem në një detyrë të re për një Kosovë të re, europian dhe multietnike. Kam besim tek institucionet e Kosovës, parlamentin dhe qeverinë. Si president do të jem garant i respektimit të kushtetutës dhe ligjeve, përfaqësues i të gjithë qytetarëve, pavarësisht etnie, feje, race e gjinie”, tha Thaçi gjatë fjalës së tij përshëndetëse në Kuvend.
E pranishme ne sallen e Kuvendit ishte dhe presidentja ne ikje Atihfete Jahjaga. Ndërkohë, teksa ai u drejtohej deputetëve me fjalimin e rastit, jashtë godinës së Kuvendit policia ka sprapsur disa të rinj që hidhnin gurë ndaj mureve të Kuvendit.
Ceremonitë për ardhjen e Thacit në krye të shtetit do të vijojnë nesër me një event me rreth 1.300 të ftuar në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë.
/Shqiptarja.com