PRISHTINE - Takimi i rradhës ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, do të zhvillohet më 31 mars, në Bruksel. Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila është edhe ndërmjetësuese e procesit.
Në njoftim thuhet se Përfaqësuesja e Lartë, Catherine Ashton, do të vazhdojë bisedimet me kryeministrin Hashim Thaçi, si dhe me kryeministrin Ivica Daçiç dhe zëvendëskryeministrin Aleksandar Vuçiç.
Në takim, të dy palët do të vazhdojnë punën e tyre rreth zbatimit të Marrëveshjes së Prillit si dhe do të diskutojnë për hapat e ardhshëm në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com