Presidenti i ardhshëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për situatën politike në vend, duke deklaruar se është koha që të gjithë liderët e partive opozitare të heqin dorë nga dhuna si mjet antikushtetues dhe t’i kthehen dialogut në institucionale.
Në një intervistë për televizionin 21 Thaçi komentoi edhe dërgimin e kërkesës për të në Gjykatën Kushtetuese, nga ana e partive opozitare.
Thaçi tha se secila parti politike ka të drejtë të veprojë sipas dëshirës, por u shpreh i bindur se zgjedhja e tij për president ka qenë konform ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.
Thaçi është shprehur i bindur se do të arrijë të përfaqësojë unitetin e qytetarëve të Kosovës gjatë mandatit të tij pesë vjeçar.
Ai ka bërë të ditur se përkushtimi i tij do të jetë në fushën e zhvillimit ekonomik, përmirësimin e mirëqenies sociale, hapjen e vendeve të reja të punës si dhe integrimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.
Redaksia online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com