Thaçi: Europa s’është e kompletuar
pa Kosovën, të liberalizohen vizat

Thaçi: Europa s’është e kompletuar<br />pa Kosovën, të liberalizohen vizat
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Europa s'është e kompletuar pa Kosovën. Në një shënim në Facebook ka thënë se liberalizimi i vizave do të hapë perspektivë dhe mundësi të reja bashkëpunimi, ndonëse ende nuk dihet se kur saktësisht Kosova do ta gëzojë këtë të drejtë.

Ndërtimi i urave dhe forcimi i komunikimit mes komuniteteve tona të ndryshme, sipas parimit ‘të bashkuar në diversitet’, kontribuon në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, në forcimin e paqes dhe stabilitetit në tërë Europën. Kontinenti ynë nuk do të jetë i kompletuar dhe i bashkuar pa Kosovën si pjesë të saj”, ka thënë Thaçi. “Liberalizimi i vizave, gjë për të cilën jemi angazhuar aq shumë dhe aq gjatë, do të hapë perspektivë dhe mundësi të reja bashkëpunimi dhe afrimi mes nesh. Gjithashtu, do të na mundësojë të përfitojmë më shumë nga MSA-ja dhe instrumente të tjera të cilat ofron ky rrugëtim”, ka thënë më tej ai.

Më tej, Thaçi ka thënë se “shpreh bindjen se puna dhe përkushtimi serioz në kuadër të dialogut për liberalizimin e vizave do të vlerësohet në mënyrë afirmative dhe do të pikë-takohet me vullnetin e shteteve anëtare të BE-së, duke përmbyllur kështu këtë proces në mënyrë meritore dhe duke rilindur ndjenjën e përkatësisë për qytetarët e Kosovës, si europianët e rinj”. 

Merita për këtë sukses të përbashkët kanë të gjithë qytetarët e vendit, pa dallim”, ka thënë ai.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten