Thaçi: Fondi i punësimit, sjell 
diasporën dhe investitorët e huaj

Thaçi: Fondi i punësimit, sjell <br />diasporën dhe investitorët e huaj
Kryeministri i Kosovës në detyrë Hashim Thaçi ka folur edhe një herë gjerë e gjatë për Fondin e Punësimit dhe programin e tij ‘Misioni i Ri’, i cili thotë se do të jetë transparent.
 
Ekonomia, sipas Thaçit do të jetë një ndër sektorët prioritarë të Misionit të Ri të lancuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
 
Kryeministri në detyrë ka folur edhe për administrimin e këtij fondi kaq të rëndësishëm, duke përmendur se me këtë fond do të konsultohen të gjitha palët e interesuara.
 
“Gjithçka do të jetë transparente dhe do të marrin pjesë grupet e interesit, biznesit, partnerët tanë ndërkombëtar, por edhe nga shoqëria civile dhe akademia. Do të aplikohen praktikat më të suksesshme ndërkombëtare të cilat kanë pasur fonde të ngjashme investimi. Ne do të konsultohemi me shumë institucione prestigjioze ndërkombëtare për të na ndihmuar në zbatimin e praktikave më të mira. Fondi do të administrohet nga një bord i gjerë i mbushur me përfaqësues të qeverisë, ekspertë të mirënjohur, profesionistë me përvojë të gjatë, dhe përfaqësues të institucioneve më prestigjioze ndërkombëtare”, ka thënë kryeministri Thaçi, në një intervistë për gazetën Kosova Sot.
 
Ai thotë se edhe investimet prej 2.9 miliard euro që janë bërë gjatë qeverisjes së tij, kanë qenë të suksesshme dhe të cilët janë konsultuar me institucione prestigjioze dhe ekspertë të njohur. Thaçi është i sigurt që me sukses do ia dal që të administrojmë këtë Fond për të rritur masën e kreditimit për sipërmarrësit kosovarë.
 
“Mbi të gjitha, dua t’iu rikonfirmoj qytetarëve se menaxhimi i Fondit do të realizohet në mënyrë profesionale, të pavarur nga çdo presion apo ndërhyrje politike, konform bazës ligjore që do ta rregullojë këtë mekanizëm duke pasur parasysh vetëm në më të mirën për ekonominë e Kosovës”, ka thënë kryeministri në detyrë.
 
Ky fond prej një shume shumë të madhe parash, sipas kryeministrit në detyrë do të ketë ndikim edhe për kthimin e investimeve të diasporës dhe investitorëve të huaj.
 
“Por, dua të vë në dukje se ky fond do të ketë për qëllim edhe kthimin e trurit, tërheqjen e investimeve dhe iniciativës sipërmarrëse të diasporës. Bashkatdhetarët tanë kanë përvojë shumë të pasur në botën e zhvilluar perëndimore për sa i përket kredi-marrjes dhe ky Fond do t’i nxisë të kthehen në atdhe për të investuar. Përpos kësaj, sikurse theksova më herët, Fondi ka për prioritet të financojë projekte që nxisin sjelljen në Kosovë të investitorëve të huaj, pra shumë investitorë kosovarë mund të kërkojnë e gjejnë partnerë ndërkombëtarë që kanë kapacitete absorbuese dhe mund të aplikojnë në Fond për të hapur kompani joint-venture me pronësi të përbashkët me sipërmarrës të huaj”, ka thënë më tutje kryeministri./Kosovapress/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike