Thaçi: Heronjtë, frymëzim
për punën e institucioneve

Thaçi: Heronjtë, frymëzim<br />për punën e institucioneve
PRISHTINË - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi bëri homazhe dhe vendosi lule para lapidarit të Heroit të Kosovës, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti, në pesëmbëdhjetë vjetorin e rënies.

“Sot, institucionet e shtetit të Kosovës, qytetarët e Kosovës, nderojnë me respektin më të lartë, veprën, jetën dhe heroizmin e komandantit më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij, Edmondit dhe Hakifit”, theksoi kryeministri Hashim Thaçi, duke shtuar se “nderojmë me respektin më të lartë, me fuqinë dhe energjinë për të punuar edhe më tepër në konsolidimin dhe forcimin e shtetit tonë, për t’u integruar në NATO dhe Bashkim Evropian”.

Më tutje Thaçi tha se jeta dhe vepra e komandantit Zahir do të mbetet gjithmonë si udhërrëfyes për punën e institucioneve të Kosovës, për gjithë bashkëluftëtarët e tij, për vullnetin e qytetarëve të vendit tonë.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri të pamundurën me sakrificën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, që arriti të mobilizojë popullin në luftën për liri dhe pavarësi, prandaj sot shteti i Kosovës, të gjithë qytetarët, nderojnë me pietetin më të lartë komandantët e UÇK-së, luftëtarët e lirisë. Siç e dini, për lirinë e Kosovës, pavarësinë e Kosovës kanë sakrifikuar të gjithë, dhe të gjithë qytetarët e Kosovës janë çlirimtarë”, theksoi kryeministri Thaçi para lapidarit të komandantit Zahir Pajazitit në qendër të Prishtinës.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset