Thaçi i gatshëm të takohet me
kryetarët e katër komunave të veriut
Zgjedhjet lokale ishin një sukses i madh për Kosovën, për faktin se u organizuan në mbarë territorin e vendit edhe në pjesën veriore, ku u zgjodhën edhe kryetarët e katër komunave të veriut deklaroi kryeministri i vendit, Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë.
PRISHTINE- Zgjedhjet lokale ishin një sukses i madh për Kosovën, për faktin se u organizuan në mbarë territorin e vendit edhe në pjesën veriore, ku u zgjodhën edhe kryetarët e katër komunave të veriut deklaroi kryeministri i vendit, Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë dhe u shpreh i gatshëm të takohet me kryetarët e katër komunave veriore me shumicë serbe.
Para kabinetit qeveritar Thaçi tha se edhe në komunat e veriut do të investohet për të ndryshuar gjendjen në të mirë të qytetarëve.
”Unë pres në të ardhmen e afërt të takohem me ta, dhe të bisedojmë për mundësitë që qeveria e Kosovës ka për t’u ndihmuar, për të qenë sa më afër, për të investuar në projekte të rëndësishme për ndërrimin e gjendjes për të mirë edhe në atë pjesë të Kosovës, për të ndryshuar jetën e qytetarëve për të mirë edhe atje, në mënyrë që të koordinohemi si qeveri e Kosovës dhe institucionet legale dhe legjitime lokale”, tha ai.
Kreu i Qeverisë vlerësoi se zgjedhjet lokale ishin një sukses për Kosovën, pasi që ishin zgjedhje fer, demokratike dhe të organizuara në gjithë territorin e vendit. Por, ai shprehu besimin se zgjedhjet nacionale do të jenë edhe më të suksesshme. Thaçi shprehu besimin se me vullnetin e gjithë spektrit politik dhe me mbështetjen e institucioneve do të arrihet të përmbyllet me sukses reforma zgjedhore.
Ndërkohë, kabineti qeveritar miratoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për statusin e anëtarëve të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve respektive, propozim-vendimin për shqyrtimin e mëtejme të kërkesës për shpronësim me interes publik për nevoja të ndërtimit të komplekseve memorial “Kulla e Zahir Pajazitit” në fshatin Orllan dhe Kompleksi Memorial i varrezave të dëshmorëve në Koshare, si dhe disa propozim-vendime të tjera.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4391
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31