Thaçi i uron Berishës
shëndet dhe fitore të tjera

Thaçi i uron Berishës<br />shëndet dhe fitore të tjera
TIRANE-Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi uron kryeministrit Berisha për shërim të shpejtë në mënyrë që ai të vazhdojë të drejtojë shtetin shqiptar drejt rezultateve dhe fitoreve të tjera.

“Me keqardhje e morëm lajmin për një krizë shëndetësore të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Shkelqësisë së Tij, z. Sali Berisha.Përkeqësimi ishte i ndjeshëm, pasi ndodhi në një moment solemn, me rastin e 21 vjetorit të PDSH-së, parti që luajti rol historik në themelet e demokracisë shqiptare.

Të arriturat e PDSH-së janë meritë e kontributit dhe vizionit të kryeministrit Berisha, i cili qëndroi në krye të këtij subjekti qoftë në pozitë qoftë në opozitë.
Në emër të Qeverisës së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim uroj që z. Berisha ta kalojë keqësimin e sotëm shëndetësor, (dje) pa asnjë pasojë, dhe të vazhdojë në drejtimin e shtetit shqiptar, drejt rezultateve dhe fitoreve të tjera.


Kryeministri dhe lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha është ndjerë keq gjatë fjalimit të mbajtur dje në festën e 21 vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike. Ai e ndërpreu fjalimin dhe u duk qartë për të gjithë të pranishmit që ndjehej keq. Ngjarja ndodhi në orën 18.46, rreth 30 minuta pas fillimit te ceremonisë.
Sipas kryeministrisë, pas një konsulte mjekësore u konstatua se kryeministri kishte një gjendje lipotimie (debolese), e lidhur me një virozë, për të cilën ai ishtë mjekuar gjatë ditëve të fundit.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online