Thaçi: Marrëdhëniet Kosovë-Serbi
parakusht për të ardhmen evropiane

TIRANE- Kryeministri i Kosovës deklaron se nga fillimi vitit të ri të intensifikohet angazhimi për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë, si parakusht për të ardhmen evropiane të Kosovës, Serbisë dhe rajonit. 

Përmes një postimi në facebook Thaçi informoi për një bisedë telefonike me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Baroneshën Catherine Ashton bnë lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë e rajon.  “Vlerësuam lart fillimin e funksionalizimit të sistemit doganor të Republikës së Kosovës edhe në veri të Mitrovicës. Gjithashtu vlerësuam si mjaft inkurajues fillimin e integrimit në Policinë e Kosovë të pjesëtarëve të komunitetit serb që jetojnë në Veri të Mitrovicës”, shkruan ai në faceboook.

”U dakorduam që nga fillimi vitit të ri të intensifikohet angazhimi për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë, si parakusht për të ardhmen evropiane të Kosovës, Serbisë dhe rajonit”, thekson Thaçi në “Facebook”.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti