Thaçi me Komisionerin për Zgjerim
'Në janar nisin bisedimet me Serbinë'

Thaçi me Komisionerin për Zgjerim<br />'Në janar nisin bisedimet me Serbinë'
BRUKSEL - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar në Bruksel një takim me Komisionerin e ri për Zgjerim në Bashkimin Evropian.
 
Gjatë konferencës për mediat, Thaçi deklaroi se informoi Johannes Hahn për zhvillimet e fundit në Kosovë, duke theksuar se shpreh angazhimin e tij për të bashkëpunuar për axhendën evropiane në Kosovë.
 
Më tej Thapi u ndal edhe te bisedimet me Serbinë, duke paralajmëruar se takimi i ardhshëm do të jetë në pjesën e dytë të janarit 2015.
 
“Kemi ndërtuar një qeveri të qëndrueshme duke respektuar edhe përfshirjen e minoriteteve. Kosova gjithashtu do të vazhdojë të ketë bisedime me Serbinë. Në pjesën e dytë të muajit janar do rifillojnë bisedimet për marrëveshje të reja.”
 
Në përfundim të fjalës së tij, Hashim Thaçi ka ftuar Komisionerin e ri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn që të vizitojë vitin e ardhshëm Kosovën.

Hahn: Sundimi i ligjit, prioritet për Kosovën
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Negociim të Zgjerimit, Johannes Hahn, gjatë një takimi në Bruksel me ministrin e jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje për vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
 
Duke numëruar detyrimet që Kosova ka përballë Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, zoti Hahn ka theksuar se “sundimi i ligjit vazhdon të jetë prioritet dhe Kosova natyrisht duhet të dëshmojë zotimin e saj të qartë për të dhënë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
 
“Kosova duhet të ofrojë rezultate edhe në agjendën e saj më të gjerë, të reformës zgjedhore, ekonomike dhe administratës publike”, ka thënë zoti Hahn, i cili gjithashtu njoftoi se do ta vizitojë Kosovën në fillim të vitit të ardhshëm.
 
Në takimin e përbashkët me gazetarë, zoti Thaçi nga ana e tij tha se institucionet e Kosovës janë të zotuara në tërësi për të zbatuar Marrëveshjen e Brukselit.
 
“Procesi i liberalizimit të vizave do të jetë një prej prioriteteve kryesore për Kosovën dhe Kosova do t’i kryejë të gjitha obligimet që dalin para saj”, ka thënë ministri i jashtëm i Kosovës, duke nënvizuar edhe zotimin për përgjegjësinë e vendit karshi dialogut me Serbinë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë