Thaçi: Misioni i ri, do të jetësohet
nga një mazhorancë e fortë

Thaçi: Misioni i ri, do të jetësohet<br />nga një mazhorancë e fortë
Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, njëherësh edhe kryeministër i Kosovës, misionin e tij të ri me fokus në zhvillimin ekonomik, sot e prezantoi edhe para qytetarëve të Prizrenit.

Thaçi tha se misioni i ri i PDK-së është mision që përfshin zhvillimin ekonomik, që nga ekonomitë familjare bujqësore, deri te zhvillimi i bizneseve në të gjitha fushat ekonomike, që sigurojnë të ardhura.

“Është në interesin e gjithë qytetarëve që t’i bashkohen misionit të ri. Është përtej përkatësive politike dhe në mandatin e ardhshëm ne do të qeverisim me një mazhorancë shumë më solide. Nga një mazhorancë shumë më e fortë, e cila do të mundësojë t’i jetësojmë reformat e programit ekonomik te misioni i ri”, tha Thaçi para prizrenasve.

Ai tha se Prizreni krenohet me historinë e tij, por do të krenohet edhe me zhvillimin ekonomik, i cili çdoherë e më shumë po fuqizohet dhe do të krenohet edhe me turizmin dhe bizneset e shumta që veprojnë në këtë pjesë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë