Thaçi në Gjilan: Në zgjedhjet e
8 qershorit PDK fiton bindshëm

Thaçi në Gjilan: Në zgjedhjet e<br />8 qershorit PDK fiton bindshëm
GJILAN- Kryeministri i vendit dhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ka vazhduar vizitat e tij para fushatës zgjedhore, duke takuar aktivistët dhe veprimtarët e partisë së tij në Gjilan.

Ai tha se PDK po forcohet e masovizohet çdo ditë dhe se fitorja e PDK-së më 8 qershor do të jetë bindëse. Fitoren e PDK-së, sipas tij, po e pret edhe Washingtoni e Brukseli.

Thaçi është shprehur optimist se PDK-ja në nivel nacional më 8 qershor do të fitojë bindshëm. Këtë, sipas tij, e dëshmon masovizimi i fundit dhe shumë i fuqishëm që po ndodhë në çdo qytet, lagje e shtëpi.

Kreu i ekzekutivit të vendit tha se fitorja e radhës e PDK-së, duke e përfshirë edhe Gjilanin e Anamoravën, kësaj radhe do të jetë edhe më e fuqishme dhe më bindëse.

“Në PDK po ndodhë një mobilizim i ri, sepse neve na kanë besuar qytetarët. Na kanë besuar edhe ndërkombëtarët kur kemi marrë vendime të rëndësishme për shtetin e Kosovës”, tha Thaçi.

Thaçi se ai, si lider dhe PDK-ja si parti në pushtet, ka marrë vendime të rëndësishme e të fuqishme për jetën e qytetarit të Kosovës.

“Tani Kosova po hyn në një fazë të rëndësishme me një mision të ri. E fituam lirinë, e sollëm pavarësinë dhe tani radha është që ta ndërtojmë e zhvillojmë Kosovën. Vendimet e marra deri tani ka mundur t’i bëjë vetëm një liderdship që ka fuqinë dhe legjitimitetin e popullit dhe që ka përkrahjen e SHBA-së e NATO-s”, tha lideri i PDK-së, transmeton rajonipress.

Thaçi tha se vetëm rritja e pagave për mësuesit dhe të tjerët dëshmon se ne kemi pasur energjinë e vullnetin që të ndihmojmë të gjitha kategoritë.

“Të tjerët për 8 vite i kanë rritur pagat vetëm për 7 euro, kurse ne i rritëm për 88 për qind”, ka ironizuar Thaçi.

Thaçi ka folur edhe për FAK-un.

“Unë jam i sigurt se nesër do të votohet FAK-u dhe ngatërresat tashmë janë të padrejta për poena politikë. FAK i tejkalon interesat partiake sepse SHBA e NATO po e presin vendimin e Kuvendit dhe se çdo tendencë për shtyrje është e rrezikshme për shtetin e Kosovës”, tha Thaçi.

Thaçi në fund tha se fitoren e PDK-së po e pret edhe SHBA e NATO dhe PDK tani është më e fort sesa në vitin 2010.

“Kosova nuk mund të qeveriset nga njerëzit që nuk i do Brukseli e Ëashingtoni. Fitorja e PDK-së do të ndodhë edhe në Gjilan”, shtoi Thaçi.

Edhe Sami Hoxha koordinator i PDK-së në Gjilan, pasi ka folur për mbi 200 aderime të reja, tha se PDK po mobilizohet në Gjilan dhe se ky masovizim po jep rezultate.

Marrë nga "Kosova Press"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike