Thaçi: Nga qershori do marrim
kompetenca të plota në drejtësi

Thaçi: Nga qershori do marrim<br />kompetenca të plota në drejtësi
PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se institucionet e drejtësisë janë të gatshëm që nga Qershori të marrin kompetencat e plota sa i përket drejtësisë.

“Tani Kosova ka institucionet e drejtësisë dhe janë funksionale. Ka ardhë momenti që Institucionet e Kosovës të marrin më tepër kompetenca. Bashkëpunimi i qeverisë së Kosovës me EULEX-in është i suksesshëm. Mirëpo nga qershori është momenti që duhet të bartet tek institucionet legjitime të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Kryeministri e ka thënë këtë në një intervistë për RTK-në, duke aluduar po ashtu edhe në themelimin e një Tribunali për dënimet e krimeve të luftës.

Kryeministri po ashtu ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër.

“Luftën askush nuk mund ta hetojë, sepse ka qenë e drejtë”, ka thënë Kryeministri Thaçi.

Ndërsa për kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja, kryeministri Thaçi ka thënë se duhet të priten interpretimet ligjore, e zgjidhja mos të kërkohet në rrugë.

“Unë nuk hyj në interpretimet ligjore. Por një gjë e di se ai ka fituar besimin e qytetarëve dhe deri në vendimin e shkallës së dytë ai ka pezulluar pozitën. Të gjithë duhet ti besojnë drejtësisë dhe mos të pretendojnë ta marrin situatën në dorë përmes rrugës”, ka potencuar kryeministri Thaçi.

Marrë nga "KosovaPress"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj