Dy ditë pas ceremonisë së inaugurimit si President i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ngjitur malin e Sharrit.
 
Kjo e diel, e ka gjetur Presidentin e ri në disa metra lartësi mbi nivelin e detit, ku ende dëbora nuk është shkrirë.  
 
Në një postim në Facebook, Thaçi shkruan se ngjitjen në Sharr e ka bërë përpara se të nisë numërimi i ditëve të tij aktive në detyrë.
 
“Para se të filloj me 100-ditëshin aktiv si President, sot isha në malet e Sharrit. Isha dëshmitar i mrekullisë tipike kosovare: katër stinë në një ditë!”, ka shkruar ai.