Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha gjatë takimit të sotëm me përfaqësues të akredituar të BE-së në Kosovë, se që prej gjashtë muajsh, asnjë kosovar nuk i është bashkuar ISIS-it.
“Kosova është pjesë e operacioni kundër teorizimit dhe jemi quajtur lider në rajon në fushën kundër terrorizmit. Në gjashtë muajt e fundit asnjë shtetas nuk është bashkuar me ISIS. Duhet të jemi vigjilent, ndaj na duhet anëtarësimi në Interpol”, tha Thaçi, i cili vlerësoi edhe rolin e EULEX.
Lidhur me krizën e refugjatëve, kreu i shtetit të Kosovës, tha se, vendi është gati për të dhënë kontributin e vet.
Ai u shpreh optimist për liberalizimin e vizave.
Kujtojmë se vendimi nëse do të liberalizohen ose jo vizat për shtetasit e Kosovës, do të jepet disa orë më vonë nga KE.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com