50 përfaqësues shtetesh pritet që të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi.Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat citojnë Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Petrit Selimi i cili ka deklaruar se, për këtë cermoni Thaçi ka ftuar udhëheqës dhe liderë të ndryshëm nga e mbarë bota.
 
 “Rreth 50 shtete nga mbarë bota do të jenë të përfaqësuar në inaugurim”, ka thënë Selimi për mediat kosovare.
 
Ceremonia e inaugurimit të Presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi pritet që të mbahet më 8 prill dhe do të organizohet në sheshin “Skënderbeu” të kryeqytetit kosovar, Prishtinë.

Ceremonia pritet që të nisë në orën 11:00 një ditë pas betimit të Thaçit në Kuvendin e Kosovës, përpara deputetëve.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)