Thaçi pret Olldashin: 100 vjetori
i Pavarësisë edhe në Kosovë”

Thaçi pret Olldashin: 100 vjetori <br />i Pavarësisë edhe në Kosovë”
PRISHTINË - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim ministrin e Transporteve dhe Punëve Publike të Republikës së Shqipërisë, Sokol Olldashi .
Ministrat Sokol Olldashi dhe Fehmi Mujota kanë njoftuar kryeministrin Hashim Thaçi lidhur me çështjet dhe fushat e bashkëpunimit të këtyre dy ministrive në sektorin e infrastrukturës dhe të transporteve.
Sipas njoftimit zyrtar, në takim është vlerësuar niveli i kënaqshëm i bashkëpunimit Kosovë- Shqipëri. Kryeministri Thaçi ka shpreh gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur të gjitha iniciativat e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e infrastrukturës dhe komunikacionit por edhe në të gjitha fushat tjera.
Kryeministri Thaçi dhe ministri Olldashi gjatë takimit kanë diskutuar edhe për aktivitete që do të zhvillohen gjatë këtij viti jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Z. Thaçi me këtë rast ka theksuar se edhe Kosova do të kremtoj këtë festë të madhe kombëtare me të arritura të mëdha në shtetndërtim dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve