TIRANË - Vizita në Tiranë e sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry pritet të ketë në fokus të saj edhe diskutimet për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë.
Për këtë qëllim, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi i propozuar për postin e Kreut të Shtetit, do të ketë një takim me Kerryn të dielën e vizitës së tij në kryeqytetin shqiptar.
Sipas mediave kosovare, të cilat citojnë burime nga koalicioni qeveritar, seanca e parë e Kuvendit për të votuar presidentin pritet të mbahet të hënën, më 15 shkurt.
Atifete Jahjagës i mbaron mandati i presidentes, dhe sipas marrëveshjes politike që solli në pushtet koalicionin PDK-LDK nën udhëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa, Thaçi do të zgjidhej president.
Koalicioni qeveritar ka shumicën në Parlamentin kosovar, e pavarësisht kontestimit të opozitës, ministri i Jashtëm Hashim Thaçi me shumë gjasa do të zgjidhet President. Të martën dhe të mërkurën në Kosovë mbahen aktivitete të shumta festive për 8-vjetorin e Pavarësisë, ndaj sipas mediave fqinje, e hëna është dita më e përshtatshme për thirrjen e Kuvendit dhe zgjedhjen e kreut të shtetit.
Disa ditë më parë, zëvendëskryeministri Thaçi ishte në Tiranë ku takoi kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë shqiptare e bëri publik takimin përmes një statusi në rrjetin social Facebook ku shkruante: “Darkë vëllazërore me Hashim Thaçin për punët e vitit në rrugën e bashkëpunimit mes nesh dhe vizitën e afërt të Sekretarit të shtetit në Tiranë”.
Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com