Thaçi uron Fiter Bajramin: Të na
udhëheq kjo tolerancë e besimtarëve

Thaçi uron Fiter Bajramin: Të na<br />udhëheq kjo tolerancë e besimtarëve
Kryeministri kosovar Hashim Thaçi, përgëzon kryetarin e Bashkësisë Islame, myftiun Naim Tërnava, dhe besimtarët islamë të Kosovës, me rastin e Festës së Fiter Bajramit.

“Festa e Fitër Bajramit është një rast për të gjithë ne, si qytetarë të këtij vendi, të ndajmë mes vete gëzimet dhe urimet më të mira, dhe të punojmë për një të ardhme edhe më të mirë për vendin tonë”, thekson ai.

“Qytetarët tanë të besimit islam shquhen për kultivim të vlerave humane, për urtësi, shpirt paqësor, tolerant dhe respekt për njerëzit e besimeve të ndryshme.Urojmë që kjo frymë e mirëkuptimit dhe kultivimit të vlerave që na bashkojnë të vazhdojë dhe të thellohet gjithmonë në mesin tonë, duke e bërë Kosovën vend të paqes, përparimit dhe harmonisë midis njerëzve të përkatësive të ndryshme etnike dhe religjioze”, shprehet Thaçi.

“Republika e Kosovës do të vazhdojë të jetë vend i përcaktuar për perspektivën e saj euroatlantike, si shtet i lirë dhe demokratik, që do të thellojë edhe më tej respektimin e lirive fetare dhe kulturore të të gjithë qytetarëve të saj”, thekson kreu i qeverisë kosovare.

Duke uruar të gjithë besimtarët islam me rastin e Festës së madhe të Fitër Bajramit, kryeministri Thaçi iu dëshiron më shumë paqe, harmoni, solidaritet dhe unitet në familjet e tyre./ATSH/

Redaksia Online
(Shqiptarjac.om)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato