Thaçi: Vitin e ardhshëm nisin
investimet në Brezovicë
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se pret që vitin e ardhshëm të përfundojë procesi i identifikimit të investitorit, që do të revitalizojë qendrën ekzistuese në Brezovicë.
PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se pret që vitin e ardhshëm të përfundojë procesi i identifikimit të investitorit, që do të revitalizojë qendrën ekzistuese në Brezovicë. “Ekspertët e jashtëm kanë vlerësuar se rreth 200 milionë euro investime do të krijojnë deri në 4000 vende të reja të punës në komunat që preken nga malet e Sharrit”.
Ai në profilin e tij në "Facebook" ka shkruar se pret që vitin e ardhshëm të përfundon procesi i ndihmuar nga USAID dhe BE për të identifikuar investitorin, përkatësisht operatorin e jashtëm, që do të revitalizojë qendrën ekzistuese dhe do të investojë në ski-lifte dhe ndërtesa të reja.
”Gjithë këto në mënyrë te qëndrueshme dhe duke ruajtur bukuritë e natyrës. Ekspertët e jashtëm kanë vlerësuar se rreth 200 milione euro investime do të krijojnë deri në 4000 vende të reja të punës në komunat që preken nga malet e Sharrit”.
Thaçi po ashtu përmend ngjarjen e djeshme ku u nënshkrua ndërtimi i ”autostrades energjetike” me Shqipërinë, e që sipas tij, do të investohen 75 milione euro për linjën e interkoneksionit të gjatë 241 km, një lajm që zuri vend edhe në mediet botërore. Pas dy vitesh, shkëmbimi energjetik me Shqipërinë do të trefishohet!
”Bashkëpunimi i mëtutjeshëm në integrimin e ekonomive, e posaçërisht tregjeve turistike me Shqipërinë është esencial, ngase fare lehtë vërehet se qytetarët e Kosovës edhe në vitet në vijim do të verojnë në plazhet e jugut të Shqipërise, e qytetarët e Shqipërisë do të fillojnë të skijojne në malet magjepëse të Kosovës”.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4244
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13