Tha se nuk i del rroga e deputetit, Belind Këlliçi hedh mijëra dollarë për 220 sponsorizime në Facebook; shpenzon 1200 dollarë në 1 javë

Tha se nuk i del rroga e deputetit, Belind Këlliçi hedh mijëra dollarë për 220 sponsorizime në Facebook; shpenzon 1200 dollarë në 1 javë

Kur garonte për primaret në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi, i përzgjedhuri i çiftit Berisha-Meta për Bashkinë e Tiranës, pyetjes së Çim Pekës se “a do të jetonte dot me rrogën e kryetarit të Bashkisë (nëse do të zgjidhej), e cila është më pak se 2 milion lek të vjetra”, I përgjigjej: “Sigurisht, do të mund t’ia dal, siç ia kam dal edhe tani që e kam më të ulët rrogën, por pa fshehur asnjëherë faktin se kam pasur mundësinë që të ndihmohem edhe nga familja, edhe nga i afërmi im, që është vëllai im”.

Kjo deklaratë, e bërë ndoshta i kapur pa mendje nga një pyetje me spec e Çim Pekës, në një televizion si Syri Tv, ku pyetjet e papritura ndaj tij nuk duhet të ekzistonin, po rezulton shumë e rëndësishme për Këlliçin sot dhe lidhet direkt me financimin e fushatës së tij. Përveçse një përgjigje arrogante e një deputeti të ri, i cili edhe pse merr gati 2 milion lek çdo muaj, nuk i dilka për të shtyrë muajin dhe kërkon ndihmë financiare edhe nga vëllai, kur shumë familje shqiptare e kalojnë muajin edhe me 500 mijë lek të vjetra, deklarata e Këlliçit ngre disa pikëpyetje serioze, po t’i hedhësh një sy faqes së tij në Facebook ditët e fundit.

Sot Belind Këlliçi rezulton kandidati që shpenzon më shumë para në platformën Facebook. Siç mund të shihet thjesht nga të dhënat e Facebook, pamundësia e tij financiare për të shtyrë muajin me 2 milion lekë rrogë, nuk e ka penguar atë të nisë një fushatë të madhe sponsorizimi në rrjetet sociale për të rritur shikueshmërinë e aktiviteteve të tij.

Kandidati i çiftit Berisha-Meta për Tiranën ka kryer plot 220 sponsorizime në Facebook, një numër rekord për një politikan shqiptar, që i paguan mijëra euro Mark Zuckerberg-ut për disa like dhe share më shumë. Vetëm javën e fundit, nga data 9 mars deri më 15 mars, Belind Këlliçi ka paguar plot 1208 dollarë për fushatë në Facebook. Ose ndryshe, i bie që ai ka shpenzuar në një javë 60% të rrogës së tij mujore si deputet. Pra, për ditët e mbetura të marsit, Këlliçi duhet të jetojë me rreth 600 dollarë të mbetura në xhep, sigurisht nëse nuk i vijon sponsorizimet edhe javës që vjen.

Është fakt se të gjitha postimet e Këlliçit në Facebook janë të sponsorizuara, çka mund të shihet edhe nga këto foto të marra zyrtarisht nga faqja e tij. Krahas shumave të konsiderueshme për shpërndarjen e mesazheve të tij, Këlliçi po paguan edhe për rritjen në mënyrë artificiale të ndjekësve të tij në rrjetet sociale.

Pas këtyre fakteve, lindin disa pyetje të thjeshta:

- Nëse Bëlind Këlliçit nuk i mjaftojnë 2 milion lekë në muaj rrogë dhe për një javë shpenzon 1200 dollarë, si e shtyn ai pjesën tjetër të muajit?

- Nëse për sponsorizimet e tij në Facebook janë financim në kuadër të fushatës, kush janë financuesit e tij dhe çfarë shumash i kanë financuar?

- A është vëllai i tij, financuesi i mijëra eurove që derdhen në llogaritë e Facebook?

- A e ka deklaruar Këlliçi burimin e të ardhurave në deklaratën e tij të pasurisë pranë ILDKPI?

- A i paguan ai 11 menaxheret e faqes se tij në Facebook, prej të cilëve 6 jetojnë në Shqipëri, 3 në Kosovë, 1 në SHBA dhe 1 në Gjermani?

K.T./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 20/03/2023 10:01

    kaq i ri dhe kaq mashtrues...ne politike them

    Përgjigju
  • Dakord: 18/03/2023 09:01

    Keni harruar pyetjen 1 mil dollareshe: Me se do jetoje pas 14 majit se do mbetet pa asnje rroge meqe nuk do jete as deputet dhe as kryetar bashkie.

    Përgjigju
  • Te hetohet mashtrusi: 17/03/2023 16:51

    Ku e gjen gjith kinda kete pare ky?

    Përgjigju
  • demokrati: 16/03/2023 23:12

    Bilind faqe simitja

    Përgjigju
  • XXX: 16/03/2023 18:25

    Po ik 0 jevgjit mos harxho leket kot.

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 16/03/2023 16:29

    Ky Kellic krrici sikur e ka zene ema ketu ne lagjen Kullehirit Korce? Ka me shumice ketu evgjite e kurbate .

    Përgjigju
  • FATKAR GAZI MERSEPE ÇAFAJ: 16/03/2023 13:44

    Shikoni Blendi Kriçit si dalin 2 miljon lek në muaj e hajde vo/oje ktë IDJOT të ler pa shkoll të mesme. Që në të gjith Ruzullin Toksor reth 2 mij euro jan të mjaftushme për të jetuar se Kriçi Blendi spaguan qira shpie. Pra kto lek jan të mjaftushme për gjith Popujt e Botës por vetëm për DEBILIN Blendi nuk jan të mjaftushme duke dhën koment te gazetari me fam Botrore QEN PEKA.SKAPE PEKA SKAPE.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 16/03/2023 16:06

      Per keta hajdute eshte e kote te komentosh ,shikoni se kush kerkon te aeverise Tiranen nje jevgjit pa shkolle te mesme .

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Gërdeci' në GJKKO, Mediu flet pas seancës: Nuk kisha autoritet për kalibrat! Mendimi vjen i fimosur nga shefi i shtabit të përgjithshëm, këshilltar i kryeministrit dhe presidentit

'Gërdeci' në GJKKO, Mediu flet pas seancës: Nuk kisha autoritet për kalibrat! Mendimi vjen i fimosur nga shefi i shtabit të përgjithshëm, këshilltar i kryeministrit dhe presidentit