Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për përjashtimin 15-vjeçar të ish-gjyqtarit të Agim Bendo nga sistemi i drejtësisë.

Trupi gjykues i KPA-së, i përbërë nga Ardian Hajdari në cilësinë e kryesuesit, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo vendosën ta shqyrtojnë ankimin e Bendos në seancë publike, për t’i dhënë atij të drejtën për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur.

Gjyqtari i Apelit, Agim Bendo, para se të dilte para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dha dorëheqjen nga drejtësia, me pretendimin se ishte sëmurë. Bendo, i cili ka marrë pjesë në gjykimin e dosjes së 21 Janarit, duke i konsideruar vrasjet në bulevard si vrasje nga pakujdesia, paraqiti më pas një kërkesë Kolegj, ku kërkonte ndryshimin e vendimit të Komisionit të Vettingut të shkallës së parë, duke hequr arsyen shëndetësore nga vendimi si shkak të dorëheqjes dhe për të vendosur daljen në pension.

Bendo kërkoi edhe heqjen edhe të përjashtimi i tij për 15 vjet nga drejtësia, edhe pse pretendonte se ka dalë në pension.