/ATSH/.- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, sot në ditën e dytë të vizitës në Turqi u takua me kryeministrin turk Ahmet Davutoglu.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi theksoi se "në ditën e dytë të vizitës sime në Turqi, pata një takim shumë miqësor me kryeministrin Ahmet Davutoglu, i cili më përgëzoi për qeverinë e re dhe shprehu dashamirësinë e tij të madhe për Kosovën, duke më kërkuar që t'ia përcjelli në Prishtinë urimet e tij më të mira për festën e pavarësisë".
"Me kryeministrin Davutoglu diskutuam për zhvillimet e fundit politike dhe bashkëpunimin ekonomik, si dhe u pajtuam që të merrnim masa për të shtuar volumin e investimeve turke në Kosovë. Ai premtoi se diplomacia turke dhe ai personalisht do të vazhdojnë t'i mbrojnë interesat e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe se së shpejti do të kthehet me shumë dëshirë në Kosovë për vizitë zyrtare, por kësaj radhe si kryeministër", shprehet Thaçi./k.s/
/Shqiptarja.com