MAQEDONI- Kosova nuk do të marrë pjesë në takimin e tre prej liderve të Ballkanit Perëndimor në Ohër dhe për këtë presidenti Hashim Thai ka listuar tre arsye. Në reagimin e tij, kreu i shtetit të Kosovës shprehet ai ka refueuar që të marrë pjesë, pasi sipas tij i druhet që "Shengeni i Ballkanit' mund të ndikojë negativisht në rrugëtimin europian të vendit dhe anëtarësimit në BE. Mes të tjera, Thaçi sqaron se kurrsesi nuk mund të ulet në një tryezë me vendi që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
‘Si President i Republikes së Kosovës, dua të informoj qytetarët se, kam refuzuar pjesëmarrjen time në Samitin e Ohrit. Ky vendim për mospjesëmarrje bazohet në disa argumente ekzistuese.
Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale.
Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale.
Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave. Por, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në të cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavarur.
Ne jemi të përkushtuar që të tejkalojmë pengesat aktuale nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjes për njohje reciproke. Vetëm atëherë kur të ndodhë një gjë e tillë, ne do të bëhemi pjesë e iniciativave të tilla rajonale si shtete të barabarta’, ka shkruar presidenti kosovar", shkruan Thaçi.
Hashim Thaci eshte atdhetari,Luftetari, politikani e diplomati I niveleve nderkombetare,Eshte gjithmone e ne cdo rrethane, I pergjegjes I ndergjegjeshem dhe I pergjegjeshem para popullit te Tij,Kushtetutes se shtetit dhe vete shtetit te Republikes se Kosoves.Andaj me cdo deklarate del shtetar I ketyre niveleve dhe pergjegjesive te larta.
Përgjigju